Banorë të Kurbinit janë ngritur në një protestë, në të cilën kërkojnë zgjidhjen e menjëhershme të mosfurnizimit me energji.
Sipas asaj që tregojnë kanë 6 ditë pa u furnizuar me energji.
Vendi është përfshirë nga protestat dy muajt e fundit, ku më e madhja u mbajt nga opozita më 16 shkurt.
Një pjesë banorësh kanë protestuar kundër Ramës edhe në zona të tjera si Burreli, Fieri etj.
Të shtunën, një miting pro Ramës u realizua në Vlorë.