Vendosni fjalën kyçe....

Basha mbledh sot grupin parlamentar për djegien e mandateve


“Do djegim mandatet”, kështu deklaroi një ditë më parë, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Një ditë pas kësaj deklarate PD pritet të mbledhë sot në orën 10:00 grupin parlamentar për të diskutuar për djegien e mandateve.

Kryetari i Partisë Demokratike përmes një deklarate të posaçme për mediet këtë të dielë, lajmëroi djegien e mandateve parlamentare të opozitës, pasi siç tha, e ka lexuar mjaft qartë mesazhin e popullit në protestën e së shtunës.

“Ndaj unë jam sot këtu për t’ju thënë me përgjegjësi të plotë se e kam lexuar vullnetin tuaj. Ndaj kam vendosur t’i propozoj grupit parlamentar dhe forumeve më të larta vendimmarrëse të Partisë Demokratike të Shqipërisë djegien e mandatave parlamentare në mbështetje të qëllimit dhe aspiratës që ju dje dëshmuat se është mbarëkombëtare, europiane dhe e pandalshme, mbrojtjen e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, Shqipërinë si gjithë Europa, qeverinë tranzitore dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme, parlament të popullit dhe jo të krimit”, u shpreh Basha.

Përmes kësaj opozita synon të shkojë në qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakoshme parlamentare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *