Vendosni fjalën kyçe....

“Bashkëshorti i anëtares së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, u kap duke i marrë 500 mijë lekë qytetarit” – Denoncimi


Një qytetar ka denoncuar se bashkëshorti i një prej anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Margarita Buhalit, është kapur në një rast korrupsioni të publikuar nga emisioni “Fiks Fare” në Top-Channel.

Ai u kap duke i kërkuar 500 mijë lekë një qytetari dhe emisioni është transmetuar në datën 16 prill 2018, por pavarësisht kësaj ai nuk është shkarkuar nga detyra.

Në mesazhin e publikuar nga ish-kryeministri Berisha theksohet se Buhali është zgjedhur në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi për arsyen e vetme se është shoqe e afërt e deputetes socialiste, Ermonela Felaj.

“Ja se kush emeron gjyqtaret! Antarja e KLGJ Margarita Buhali u perzgjodh si peng e korrupsionit. Kesaj i thone reforme! Sb. Mirm dr.Berisha. Anetarja e KLGJ,Margarita Buhali aktualisht gjyqtare ne Gjykaten e Apelit Vlore,eshte bashkeshortja Gertmond Koroveshi,oficer policise gjyqesore ne Prokurorin Berat,te cilin emisioni investigativ Fiks Fare me dt.16.4.18 e ka transmetuar me ze dhe figure duke i marr nje shtetasi 5OO mije leke. Prokurori rilindja thjesht e ka pezulluar dhe nuk e kane quar per gjykim duke pushuar hetimet per te dhe kthyer ne vendin e punes.Te dorehiqet menjehere nga KLGJ,eshte turp i madh per sistemin gjyqesor prania e saj.Ju lutem anonim.Me shume respekt!

Pershendetje z Berisha.

Anetarja e Keshilli te Emerimeve ne Drejtesi , kryesuar nga Dvorani, znj Margarita Buhali, perveç se nuk i eshte nenshtruar Ëetingut, eshte dhe lehtesisht e shantazhueshme, pasi bashkeshorti i saj eshte nen hetim per korrupsion pasi si oficer i policise gjyqesore u kap ne flagrance duke kerkuar leke, skandal i cili u dha ne TV! Eshte zgjedhur ne kete post mbasi eshte shoqja e afert e Ermonela Felaj! Kjo eshte reforma ne drejtesi!” – shkruan Berisha në “Facebook”.

Denoncimin e Fiks Fare mund ta lexoni Këtu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *