Vendosni fjalën kyçe....

Berisha për median italiane: Rama ose të kuptojë, ose do ta hedhin në lumë


“Nëse një popull nuk mund të votojë, dhuna më e madhe është shkelja e votës.”, kështu është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë me median italiane “Il Messaggero” lidhur me protestën e së shtunës.

Berisha tha për median italiane se kryeministri Edi Rama, duhet të japë dorëheqjen e t’i lërë vend një qeverie të përkoshshme, që do të pengojë manipulimin e zgjedhjeve. Ai  e krahason situatën në vend me atë në Venezuelë me Maduron.

“Dhuna? Nëse një popull nuk mund të votojë, dhuna më e madhe është shkelja e votës. Ka dy kryeqytete që protestojnë sot: Caracas-i kundër Maduros dhe Tirana kundër Edi Ramës. Opozita i ka bërë të gjitha koncesionet dhe pranuar të gjitha kompromiset e mundshme duke nënshkruar një marrëveshje në maj të 2017-ës.

Por Rama i ka shkelur, pasi ai i ka shkelur të gjitha rregullat zgjedhore. Ai duhet të japë dorëheqjen dhe të lërë hapësirë ​​për një qeveri tranzitore që e pengon atë të menaxhojë dhe manipulojë votimin.

Nuk do të ketë një të ardhme për Shqipërinë, përveçse kur të rivendoset liria e votimit. Në Tiranë tani sundojnë banditë dhe trafikantët e drogës”, janë fjalët e Berishës.

Për 13 vjet president dhe kryeministër i shqiptarëve, ai është udhëheqësi më i gjatë i Shqipërisë pas Enver Hoxhës.

President cila është arsyeja e protestës?

Sali Berisha: Para së gjithash kjo është një protestë kundër narkoshtetit që vepron në Shqipëri, që nuk ndjek asnjë rregull ligjor e ku trafikantët e trafiku i drogës vendos për gjithçka e për të gjithë.

Por arsyeja themelore është shkelja masive e rregullave zgjedhore e dënuar dhe nga komuniteti ndërkombëtar në raportin e OSBE ku thuhet se në 20% të rasteve është blerë vota.

Rreth 2 muaj më parë është bërë pjesërisht publike dosja me mijëra përgjime të ministrave e të kryetarëve të bashkisë së narko Partisë e narko shtetit të Edi Ramës, nga e cila dalin infiltrime kriminale në rrethe të ndryshme për të blerë votën e për të imponuar rezultate të përcaktuara.

 Cila është baza e këtyre akuzave?

Sali Berisha: Çka them është e tëra e provuar, Janë përfshirë ish-ministri i Energjisë dhe kryetari i Bashkisë së Durrësit, bashkëpunëtor i afërt me Edi Ramën, që kishin interes të kontrollonin votën në Durrës përmes bandave, që janë nga më të ashprat në vend

Rezultati i zgjedhjeve u përmbys nga kërcënimet e nga paratë e drogës në të paktën 5 rrethe. Ky dossier i publikuar nga Zëri i Amerikës është në duart e Prokurorisë.

Çfarë i kërkoni Ramës?

Sali Berisha:  Të largohet, të lejojë krijimin e një qeverie të përkohshme me mandatin e përgatisjes së zgjedhjeve të lira për të garantuar paqen sociale në Shqipëri. Dy vjet më parë në 19 maj ne kemi nënshkruar një marrëveshje për të shkuar në zgjedhje por ai nuk e respektoj atë. Me Ramën zgjedhje të lira nuk ka. Beteja është e vështirë, por këto protesta qenë një mësim i mirë e shpresoj që Rama të kuptoj, përndryshe do të ketë ditë të vështira, njerëzit do ta vrasin e do ta hedhin në lumë.

Komuniteti ndërkombëtar ka dënuar dhunën. Por dhuna e vërtetë është të dhunosh të drejtën e votës.

Protestat do të vazhdojnë derisa të pranohen kërkesat tona. Kthim pas nuk ka, Nuk janë më studentët që protestojnë por janë qytetarët, Situata është kritike.

 Edi Rama është kryeministër arktitekt artist i hapur ndaj Europës?

Sali Berisha:  Është vetëm një iluzion, Edi Rama është njeriu që ka protestuar hapur kundër pranimit të Tiranës në NATO. Ka bllokuar për dy vite statusin e kandidatit të Shqipërisë në BE, pasi nuk votonte tre ligjet për të cilat erdhi më pas konsensusi i Komisionit Europian. Nuk respekton asnjë rregull europiane. Ka lidhje të ngushta me kriminelët e trafikun e drogës. Kultivon idenë e vjetër të komunistëve shqiptarë “të krimit të dobishëm”, Është pasardhës i nomenklaturërs së lartë komuniste të Enver Hoxhës e babai i tij ishte në Presdium e ka firmosur varjen e një poeti dezident.

 çfarë programi ka opozita?

Sali Berisha: Integrimin Europian, pra një demokraci e një ekonomi tregu funksionale. Jemi të vendosur të bëjmë gjithcka për të respektuar shtetin e së drejtës e për të luftuar kriminalitetin. Edi Rama i ka hapur parlamentin vrasësve. Dalja ime nga skena është pa kthim, por do bëj gjithçka që t’i bëj shqiptarët të votojnë si të gjithë qytetarët europianë. Jemi i vetmi vend në Europë me një gjysëm diktaturë si në Venezuelë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *