Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi: Përgjaket palestra në shkollën e Vlorës, krimi po fshihet


Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari dixhital i cili është i shetësuar për një ngjarje të pa bërë publike ku nxënësit e shkollës “Lef Sallata” në Vlorë janë terrorizuar nga gjurmët e gjakut të gjetura në palestrën e institucionit arsimor.

Qytetari dixhital shprehet se mësuesi ka lajmëruar policinë por kjo ngjarje nuk është bërë publike.

Postimi i plotë:

Ngjarje mafioze në Shkollën “Lef Sallata” në Vlorë.

Palestra përgjaket, fshihet krimi,
Nxënësit te tronditur nuk shkojnë në shkollë. sb

Mrb zoti Berisha. Sot ne palestrën e shkollës Lef Sallata në Vlorë u gjenden nga fëmijët gjurmë të mëdha gjaku. Ata lajmëruan mësuesin e fiskulturës dhe mësuesi menjëherë lajmëroi policinë. Këtë ngjarje e mbajtën të fshehtë kishin kërcënuar fëmijët që të mos flisnin. Fëmija im erdhi i terrorizuar në shtëpi dhe nuk do të shkoj më në shkollë. Thjesht ju njoftova qe ta bëni publike se ne nuk na jep askush llogari për tmerrin e fëmijëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *