Zv.Ambasadorja amerikane dhe Ambasadori i BE-së me urgjencë takim me Edi Ramën.
“Kokë më kokë”, dy diplomatët kanë takuar kryeministrin Rama në zyrën e tij, siç raporton “News24”, pas vendimit të opozitës për djegien e mandateve parlamentare.
Leyla Moses-Ones dhe Luigi Soreca kanë takuar Ramën, ndërsa besohet se tema kryesore e bisedës ka qenë situata politike që është krijuar.
Nuk është zbardhur ende se çfarë sugjerimesh i kanë dhënë kryeministrit.
Ditën e sotme Partia Demokratike dhe aleatët e saj konfirmuan djegien e mandateve, ndërsa Rama në një intervistë për një medie italiane tha se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen.
Opozita kërkon qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme.