Deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim janë shprehur lidhur me djegien e mandatit të deputetit. Ata i kanë postuar qëndrimet e tyre në statuset në “Facebook” në faqet respektive.
Ish-ministrja e Integrimit, Gjosha, shkruan se “konsensusi i vetëm i opozitës është të djegë qeverinë e dalë nëpërmjet zgjedhjeve të inkriminuara dhe vjedhjes së votës. Shqiptarët meritojnë rikthimin e demokracisë së munguar!”, kurse deputetja tjetër e LSI-së, Mehmetaj shkruan: “Mandatet nuk janë të deputetëve por të qytetarëve. Ata folën qartë dhe fort ditën e shtunë. Kundër regjimit kriminal të Edi Ramës!”
Deputeti i kësaj force politike, Tushaj, shkruan se “ku Kuvend i marrë peng nga krimi i organizuar nuk është vendi i kuvendimit. Arroganca e maxhorancës kriminale po fundos vendin.”
Një tjetër reagim ka pasur edhe nga deputetja Kërpaçi që shkruan në faqen e saj në “Facebook” se “ç’vlerë ka mandati kur ai helmon popullin e tij?!”
Deputeti i LSI-së, Braimllari, ka deklaruar se “Edi Rama e ktheu Parlamentin në strehë të krimit të organizuar. Ky Parlament është i krimit të organizuar dhe jo i qytetarëve. Këtij Parlamenti i dhimbset më shumë kallçuku dhe kërpudha e Edi Ramës sesa jeta e qytetarëve.”