Reagon zëvendëskryeministri Erion Braçe pas vendimit të Partisë Demokratike për të djegur mandatet parlamentare.
Sipas tij vetëdjegia buron nga dëshpërimi i madh.
“Arsye e fortë apo jo?! Vetëdjegia buron nga dëshpërimi i madh!
Arsyeja është Reforma. Përpara pa pyetur për bllokimin me tym e flakë, hekur e beton, votë e bojkot prej tyre!”, shkruan Braçe.
Theksuar nga ai, demokratët po i djegin tani për shkak të Reformës në Drejtësi.
“Pse digjen tani?
Sepse nuk i bëjnë më dot asgjë Reformës në Drejtësi, as SPAK e as BKH, as Gjykatës Kushtetuese e as Gjykatës së Lartë, të gjitha në punë shumë shpejt!
Mekanizmi kushtetues çmonton bllokimin nga Kuvendi.
Të parëndësishëm shumë shpejt! Reforma e para, Reforma përpara”, shprehet zëvendësi i Ramës.
Kryedemokrati deklaroi ditën e djeshme se do u kërkonte organeve drejtuese të PD-së djegien e mandateve parlamentare, ndërsa sot është vendosur për “PO’. Pritet mbledhja e Këshillit Kombëtar. Të enjten Basha ka lajmëruar protestë para Parlamentit.