Pas dorëheqjes së Ernest Gjokës, presidenti Qarri ka vendosur që trajneri i ri i Kamzës do të jetë Gentian Stojku.
Ditën e djeshme, pasi Kamza u mund në shtëpi nga Kastrioti, tekniku Gjoka deklaroi dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës, e cila u pranua dhe nga presidenti Qarri.
Ndërkohë, në një situatë kritike ku gjenden të fundit në renditje, kamzalinjtë kanë “përveshur mëngët” menjëherë, për të gjetur pasuesin e Gjokës, i cili do të jetë Gentian Stojku.