Shfaqet për herë të parë në publik, në Tiranë, pas proteste kryeministri Edi Rama.
Duke folur shkurt, me frymën që i merrej lehtas, Rama u ka thënë disa të rinjve në një qendër teknologjie se si të realizojnë ëndrrat, duke i dhënë rëndësi më shumë asaj që duan të arrijnë, jo asaj që kanë.
Kjo është dalja e parë në Tiranë pas protestës së opozitës para zyrës së tij, të shtunën, paralel me të cilën u shfaq në Vlorë.
Ditën e djeshme Rama u shfaq në Prishtinë në ceremoninë e 11-vjetorit të Kosovës shtet.
Partia Demokratike ka vendosur të djegë mandatet parlamentare, teksa në mbledhjen e sotme me deputetët e tij Rama është treguar skeptik për vendimin e demokratëve.