Sipas një qytetari, ekzekutimet e djeshme në Vlorë kanë të bëjnë me faktin se personat në fjalë kanë qenë pjesë e përgjimeve të drogës mes oficerëve të policisë dhe grupit të Habilajve.
Mesazhi i qytetarit është publikuar nga ish-kryeministri Berisha na faqen e tij në “Facebook”.
Sipas tij, personi që drejtonte makinën ka qenë pjesë e këtyre përgjimeve dhe është eliminuar për këtë arsye dhe lidhja e tij me bandën e Gaxhait në vitin 1997 shërben për të mbulouar shkakun e vërtetë.
“Shkaku i ekzekutimeve mafioze dje ne Vlore eshte eleminimi i deshmitareve! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. Sb. Njeri nga te vraret ne Vlore, ai qe ishte edhe i zoti i makines, ka qene pjese e pergjimeve te droges mes oficereve te policise dhe grupit te habilajve. Fakti qe po nxitojne te permendin faktin se i plagosuri ka qene ne banden e Gaxhait ne 1997, sherben per te mbuluar ndoshta shkakun e vertete, dmth qe po hiqen qafe deshmitaret.” – shkruhet në mesazhin e publikuar.