Templates by BIGtheme NET

Haradinaj i prerë: Sa të jem kryeministër taksa ndaj Serbisë s’hiqet, nuk falim troje

Kryeministri i Kosovës, Haradinaj, ka deklaruar se sa kohë është ai në krye të qeverisë, taksa 100% ndaj mallrave serbe nuk do hiqet.

“Taksa ndaj Serbisë nuk hiqet sa të jem unë kryeministër. Sa jam unë kryetar qeverie nuk hiqet. Kërkoj përkrahjen e partnerëve politikë për këtë vendim pasi kur e kemi marrë ka qenë një vendim unanim. Nuk është mië të provojnë ta heqin taksën.” – tha ai.

Më tej ai shtoi se çështja e marrëveshjes me Serbinë është e hapur dhe se ajo duhet të ndodhë me kufijtë ekzistues që ka Kosova, shkruan Lajmi.net.

“Proceset e shtetndërtimit nuk janë të lehta. Nëse kthehemi në vitin 1912 e kuptojmë që nuk është i lehtë themelimi. Edhe te Amerika e shohim që nuk e kanë pasur të lehtë themelimin e shtetit.” – ka deklaruar ai.

Haradinaj theksoi se nëse do ketë një marrëveshje, ajo do bëhet me kufijtë e tanishëm të Kosovës.

“Ajo që ka mbetur e hapur është marrëveshja me Serbinë por që duhet të ndodhë në kufijtë ekzistues të Kosovës. Ne nuk hapim kufij, ne qëndrojmë në hapat e Kosovës së 17 shkurtit. Le të harrojë gjithkush që kemi me dhanë troje e kufij.” – shtoi Haradinaj.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto