Vendosni fjalën kyçe....

Kërcimtares ruse s’i trembet syri, jep shfaqje në tub mbi ndërtesën 16-katëshe (VIDEO)


Një kërcimtare e patrembur duket se kishte shumë besim në aftësitë e saj në tub, pasi dha një shfaqje në majë të një ndërtese 16-katëshe në Moskë.

Ndërkohë që 27-vjeçarja Marina Korzhenevska po kërcente në tub në majë të ndërtesës së lartë, u filmua me dron. Shfaqja e Korzhenevska-ës ishte bërë që në muajin gusht të 2018-ës, por vetëm së fundmi ajo ka publikuar pamjet e pabesueshme.

Kërcimtarja ruse kishte bërë edhe më parë performanca të rrezikshme, si psh kishte bërë veprime të rrezikshme në akull të shkëputur në Voronez prillin e kaluar, po ashtu edhe në një urë në parkun Zaryadye të Moskës në tetor.

Por sipas saj, kjo ishte më e rrezikshmja edhe pse kishte instaluar pajisje të posaçme për sigurimin e shtyllës në çatinë e ndërtesës.

Korzhenevska tha se shtylla ishte e rrëshqitshme për shkak të nivelit të lartë të lagështirës atë ditë. Por aftësitë e Korzhenevska-s në tub nuk zhgënjyen pavarësisht lagështirës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *