Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi komentoi vendimin e opozitës për djegien e mandateve, duke e quajtur këtë vendim si rrugën e vetme demokratike që i ka mbetur opozitës.
“Vendimi erdhi si rezultat i gjithë agjendës opozitare ku për hir të së vërtetës, opozita e bashkuar konsumoi të gjitha mjetet apo lëvizjet e saj me mazhorancën ku për hir të së vërtetës, arroganca apo euforia apo kapja e institucioneve, arriti kulmin. Kam renditur disa problematika që na janë bërë si mirëmëngjes dhe mirëmbrëma. Ajo që sot mund të duket radikale, nuk është e tillë. Është i vetmi element demokratik që i ka mbetur opozitës”- u shpreh Kryemadhi në emisionin 360°.