Vendosni fjalën kyçe....

Mijëra persona nënshkruajnë peticionin, duan t’i shesin Kanadasë shtetin amerikan


Rreth 6,000 persona kanë nënshkruar një peticion për të shitur shtetin “e padobishëm” të Montanës te Kanadaja për 1 miliardë dollarë, që do shkonin për “eliminimin e borxhit kombëtar” – që në të vërtetë është mbi 22 trilionë dollarë.

“Ne kemi shumë borxhe dhe Montana është e padobishme. Vetëm u thoni atyre se këtu ka kastorë.” – shkruhet ndër të tjera në peticion.

Arsyet shtesë të ofruara nga kërkuesit e peticionit përfshijnë “popullsinë e parëndësishme” të shtetit dhe “estetikën” e tyre, të cilat disa pretendojnë se nuk janë në përputhje me pjesën tjetër të SHBA-së.

Në kohën e shkrimit të këtij artikulli, rreth 6,000 njerëz kishin nënshkruar peticionin për të shitur Montana. Ky numër përbën rreth 0.6 për qind të popullsisë së shtetit prej një milion.

Ndërsa akuza si e “e padobishme” mund të ofendojë disa amerikanë, duket se montanasit e dinë se nuk i duan dhe përkrahin në mënyrë aktive shitjen duke shprehur gëzimin e tyre për t’u bashkuar me Kanadanë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *