Vendosni fjalën kyçe....

“Nëse doni të hapim seminarin ortodoks, lejoni minaret në xhaminë e Athinës” – Erdogan mesazh Tsiprasit


Presidenti turk, Erdogan, tha se nëse Athina do që të rihapë seminarin Halki pranë Stambollit, duhet të lejojë që në Athinë të ketë një xhami me minare.

Gjatë një udhëtimi në Turqi më herët këtë muaj, kryeministri grek Alexis Tsipras vizitoi seminarin mbyllur dhe bëri thirrje për një vizitë të përbashkët atje me Erdoganin herën tjetër për ta rihapur atë.

“Ju kërkoni prej nesh që të hapim seminarin Halki dhe unë them: Eja të hapim Xhaminë Fethiye në Athinë.” – tha Erdogan gjatë një tubimi të shtunën në krahinën veriperëndimore të Edirnes, përpara zgjedhjeve lokale më 31 mars.

Seminari Halki, i cili ka përgatitur klerikët ortodoksë në Turqi deri në mbylljen e tij në vitin 1971, shihet nga Athina si një simbol i të drejtave të grupeve minoritare.

Ankaraja më parë ka theksuar se rihapja e seminarit varet nga hapat reciprokë nga Greqia për të përmirësuar të drejtat e pakicës turke.

Në fjalimin e tij të shtunën, Erdogan u shpreh për mungesën e minareve në Xhaminë e Athinës, Fethiye, që u ndërtua në 1458 gjatë pushtimit otoman të Greqisë, por nuk është përdorur si xhami që nga viti 1821.

“Athina ka deklaruar se do e hapë xhaminë, por unë kërkova që ajo të ketë minaret. A mund të jetë kisha, një kishë pa një kullë kambane? Ju doni të ndërtoni një kullë kambane? Ejani dhe bëjeni, por për xhamitë tona pjesë thelbësore janë minaret.” – shtoi Erdogan.

Xhamia Fethiye në Athinë

Seminrari ortodoks Halki në Stamboll


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *