Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka dhënë dorëheqjen si ministër i Jashtëm, pas një peticioni në Gjykatën e Lartë që argumentonte se ishte e pamundur që ai të mbante njëkohësisht edhe postin e kryeministrit, ministrit të Shëndetit, të Mbrojtjes dhe atë të ministrit të Jashtëm.
Kështu vetëm dy muaj para zgjedhjeve të përgjithshme izraelite, “RT” shkruan se Netanyahu dorëzoi detyrën e tij si ministër i jashtëm i vendit, detyrë të cilin ai e mori në vitin 2015.
Peticioni kundër Netanyahu-t nisi në dhjetor, kur ai ende mbante katër poste ministrash, përveç atij të kryeministrit.
Duke u përballur me një sfidë të mundshme ligjore përpara zgjedhjeve vendimtare më 9 prill, Netanyahu dha dorëheqjen si ministër i imigracionit në dhjetor, duke emëruar ministren e turizmit, Yariv Levin, në post.
Netanyahu ishte zotuar të hiqte dorëe nga të qenit ministër i jashtëm deri në janar, por nuk pranoi të dorëzojë detyrë. Por pas peticionit, Netanyahu përfundimisht njoftoi të enjten se do të heqë dorë nga ky funksion deri në fund të javës.Por dy detyrat e tjera ministrore, do i mbajë ende krahas detyrës së kryeministrit.
Këtë të djelë, gjatë një takimi të kabinetit, Netanyahu emëroi ministrin e inteligjencës, Yisrael Katz, i cili tanimë mban tre poste ministrore, pasi ai është gjithashtu ministër i transportit.