Reagon “flakë për flakë” deputeti demokrat Agron Shehaj ndaj Erion Braçes, zëvendësi i Edi Ramës.
Shehaj ia thotë qartë se shqetësimi i vetëm që duhet të ketë Braçe është ai për shokët dhe partinë e tij.
“Po dorëzojmë mandatet sepse u faktua mega korrupsioni prej 30 milionë eurosh dhe dolën përgjimet e blerjes së votave. Por askush nuk u arrestua.
Rama, Gjiknuri, Dako, Sejdini, Balla, Ahmetaj dhe gjithe kupola e PS-se është e lidhur me krimin dhe e zhytur nelë korrupsion. Nxjerrja e tyre para drejtesise është prova e SPAK-ut.
Braçe duhet të shqetësohet për shokët dhe për partinë e tij qe do përfundojnë keq. Sa për ne demokratët, tashmë jemi pa imunitet!”, i përgjigjet Shehaj.
Më herët Braçe u shpreh se vetëdjegia e mandateve të PD-së vjet nga dëshpërimi i madh. Theksuar nga ai, demokratët po i djegin tani për shkak të Reformës në Drejtësi.
“Pse digjen tani? Sepse nuk i bëjnë më dot asgjë Reformës në Drejtësi, as SPAK e as BKH, as Gjykatës Kushtetuese e as Gjykatës së Lartë, të gjitha në punë shumë shpejt!”, u shpreh zëvendësi i Ramës.
Kryedemokrati Basha deklaroi ditën e djeshme se do u kërkonte organeve drejtuese të PD-së djegien e mandateve parlamentare, ndërsa sot është vendosur për “PO’. Pritet mbledhja e Këshillit Kombëtar. Të enjten Basha ka lajmëruar protestë para Parlamentit.