Vendosni fjalën kyçe....

Sondazhi: Partitë në pushtet në Parlamentin Evropian do humbasin


 

“Koalicioni i madh” mes qendrës së djathtë dhe qendrës së majtë e ka udhëhequr parlamentin evropian për 40 vjet më radhë. Por, kësaj here, një institucion i brendshëm ka thënë se në zgjedhjet e majit pritet që të humbas shumicën për të parën herë.

Sipas sondazhit, rënia do të jetë nga 53% në 45% të ulëseve në Parlament.

Nga kjo do të përfitojnë grupimet euroskeptike të së djathtës ekstreme. Megjithatë, partitë pro-EU pritet ta bëjnë shumicën në parlament nëse numërohen edhe votat e liberalëve dhe të të gjelbërve.

Në një deklaratë, parlamenti i BE-së ka thënë se zgjedhjet e majit do të jenë “më të rëndësishmet në historinë e parlamentit”, duke përmendur Brexitin dhe “kontekstin politik”.

Parlamenti po ashtu do të ulë numrin e ulëseve për 46, që do ta bëj numrin e përgjithshëm në 705.  


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *