Vendosni fjalën kyçe....

“T’i djegim që tani mandatet e të bashkohemi me qytetarët” – Diskutimet në mbledhjen e PD-së


Të gjithë deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, janë shprehur pro djegies së mandateve.

Në mbledhjen që po vijon ende, ata kanë dhënë miratimin e tyre për këtë akt, ndërsa Salianji ka deklaruar se është pro djegies së mandateve por kjo do e privojë opozitën nga votimi i reformës zgjedhore.

“Nëse djegim mandatin nuk ka kush voton reformën zgjedhore. Unë thashë duhet t’i lëmë dhe të gjejmë hapësirat ligjore që t’i lëmë që tani. T’i lëmë mandatet pa teknikalitete.” – ka thënë Salianji.

Pjesa e tjetër e deputetëve si Mima, Frrokaj, Spaho, Balliu, Strazimiri, Noka, Bumçi, Pampuri, Duka e Shehaj, janë shprehur për djegien e mandateve.

Ata kanë thënë se ky është një akt sublim dhe një sakrificë për qytetarët dhe mbështetjen e tyre.

“Nuk futemi në asnjë lloj zgjedhjeje. Jemi në mënyrë absolute për djegie mandatesh. Është një akt sublim. Të bashkohemi me qytetarët dhe të mos lëvizim nga ky qëndrim. Kjo është gjëja e duhur për t’u bërë dhe një sakrificë për qytetarët.” – kanë thënë deputetët e lartpërmendur.

Më herët, kreu i PD-së, Basha, ka deklaruar se PD-ja është në borxh me qytetarët dhe se vendi është në emergjencë kombëtare dhe djegia e mandateve është hapi i duhur.

“Ne jemi në borxh me qytetarët. Ata na dhanë besimin dhe ne duhet të jemi me ta. Gjendja është emergjencë kombëtare. Na takon ne te udheheqim shqiptaret.” – ka thënë Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *