Vendosni fjalën kyçe....

Tronditen laburistët në Angli, 7 deputetë braktisin partinë e dalin të pavarur


Një grup deputetësh të Partisë Laburiste kanë njoftuar lagimin nga kjo forcë politike dhe daljen si deputetë të pavarur në shenjë proteste ndaj Brexit dhe antisemitizmit.

Shtatë deputetët laburistë që largohen nga partia janë Chuka Umunna, Luciana Berger, Chris Leslie, Angela Smith, Mike Gapes, Gavin Shuker dhe Ann Coffey.

Duke njoftuar dorëheqjet e tyre në Westminster, Luciana Berger, deputetja e Liverpulit u ngjit e para në foltore duke thënë se ajo nuk mund të qëndronte më në parti sepse kjo forcë politike ishte bërë “institucionalisht antisemite.”

Chris Leslie, deputet për Notingamin këmbënguli se nuk kishte qenë një vendim i lehtë për t’u marrë, por ai besonte se Partia Laburiste ishte rrëmbyer nga “makineria politike e majtës ekstreme”.

Angela Smith, deputete për Peniston dhe Stoksbrixh, zbuloi se kishte qenë një vendim i dhimbshëm për të dhënë dorëheqjen nga anëtarësia e saj, por sugjeroi se partia e tanishme Laburiste ishte fajtore për përkrahjen e elektoratit.

Kreu i Partisë Laburiste Jeremy Corbyn thotë se ai është “i zhgënjyer” nga vendimi i deputetëve që vendosën të largohen nga partia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *