Vendosni fjalën kyçe....

“T’u kthejmë shqiptarëve votën e lirë, koha të përballemi me këtë regjim”


Ish-kryemistri Berisha është shprehur se Partia Demokratike duhet t’i djegë mandatet dhe të ndërmarrë çdo hap që çon në rrëzimin e kryeministrerit Rama.

Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të kësaj forcë politike, Berisha theksoi se kthimi i votës së lirë është objektivi më i rëndësishëm i opozitës, në të kundërt ajo mbetet thjesht një fasadë.

“Të ndërmarrim çcdo akt që çon te rrëzimi i Ramës. T’i kthejmë shqiptarëve votën e lirë. Po nuk arritëm votën e lirë, mbetemi fasadë. Ka ardhur koha që të përballemi me këtë regjim.” – ka thënë Berisha.

Më herët, thuajse të gjithë deputetët e PD-së, u shpreh për djegien e mandateve dhe për bashkimin me qytetarët duke luftuar me ta deri në garantimin e votës së lirë dhe të zgjedhjeve të ndershme.

Opozita e bashkuar ka kërkuar qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme e të lira si kushte për kapërcimin e krizës në vend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *