Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Milot-Lezhë.
Një makinë tip Mercedes Benz, e drejtuar nga një 60 vjeçar, ka përplasur rëndë një këmbësore në zonën e Ishull Lezhës.
Gruaja 58 vjeçare me inicialet Gj.Ll, ka qenë duke kaluar nga një krah i rrugës në tjetrin kur është përplasur nga mjeti. Ajo është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.