Pas vendimit të opozitës për djegien e mandateve, reagon Ambasada Amerikane. Përmes një njoftimi për mediat Ambasada e konsideron vendimin e partive opozitare si sabotim të përparimit të Shqipërisë në zbatimin e ligjit.
Duke i dalë në krah qeverisk dhe sulmuar opozitën, Ambasada Amerikane e quan djegien e mandateve si minim të parimeve bazë të dmeokracisë dhe u kërkon deputetëve të mos i përgjigjen kësaj thirrjeje.
“Një demokraci e shëndetshme kërkon një opozitë që funksionon në mënyrë konstruktive brenda institucioneve kushtetuese. Kërcënimet nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe parti të tjera opozitare për të braktisur mandatet e tyre në parlament minojnë parimet bazë të demokracisë dhe sabotojnë përparimin e rëndësishëm që Shqipëria ka arritur në zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e përgjegjshme. Shtetet e Bashkuara iu bëjnë thirrje të gjithë deputetëve të ngrihen mbi sherret politike, të refuzojnë thirrjet për të braktisur mandatet e tyre dhe të mbrojnë idealet dhe parimet që janë me rëndësi thelbësore për çdo demokraci të fortë. Nëse dështoni të bëni punën tuaj, do të zhgënjeni njerëzit të cilëve keni privilegjin tu shërbeni.”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.
Opozita lajmëroi zyrtarisht ditën e djeshme se kishte vendosur oër djegie të mandateve me qëllim për të arritur një qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme. Kërkesa këto që dolën qartë në protestën e të shtunës.