Protesta e banorëve të Unazës së Re ka hyrë në ditën 108 të protestës. Mbrëmjen e sotme, banorët e Unazës kanë kërkuar lirimin e Danielit, protestuesit që akoma qëndron në burg.
Ata thanë se është e dhimbshme që Danieli qëndron akoma në burg, ndërkohë që “Rama, Gjiknuri apo ish-drejtori i ARRSH, rrinë si zagarë rrugëve të Tiranës”.
Protestuesit e Unazës i kanë kërkuar Veliajt t’i kthejë ndriçimin zonës, në të kundërt do i shkojnë në bashki.
“Ne i bëjmë thirrje kësaj vemje të bashkisë, kthe ndriçimin, infrastrukturën e Unazës së Re sepse ne paguajmë taksa, se përndryshe ne do vijmë aty te bashkia dhe do të vijmë aty në bashkë.
Edi Rama nuk do të qëndrosh për shumë gjatë dhe ti do të shkosh për ligjit për ato helme që na ke lëshuar. Ne vazhdojmë ta bëjmë thirrjen, shtëpitë tona po qe nevoja edhe me armë do i mbrojmë. Ne nuk jemi kundër organeve të shtetit, por kundër bandës së korruptuar të pushtetit. Ne jemi qyretarët e nderuar që nxorëm në dritë vjedhjen që po bënte Edi Rama me të tjerët në Unazën e Re, e me oligarkët e qelbur.I kanë pirë gjakun shqiptarëve duke patur lidhje me këta kriminelë.
Nuk jemi kundër shtetit por bandës së korruptuar të pushtetit, theksuan banorët e revoltuar. Të pranishëm në protestë janë edhe përfaqësues të opozitës.”, tha një nga protestuesit.
Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu kujtoi se çështjen e Danielit, nuk e apelojnë dot për shkak të mungesës së një Gjykate të Lartë funksionale.
“Koha për diskutime e rrugë ligjore ka ikur. Gjykatat dënojnë protestuesit dhe jo kriminelët.
Ligji nuk funksionon për Saimir Tahirin, Edi dhe Olsi Ramën dhe për asnjë pjesëtar të Rilindjes. Ky projekt ka problem.
Çështjen e Danielit nuk e apelojmë dot sepse sot nuk ka Gjykatë të Lartë. Nuk kemi asnjë rrugë tjetër përvec revoltës. Parlamenti është marrë peng nga bandat e krimit të organizuar. U ftoj të enjten që ta merrni parlamentin mbrapsh dhe tua ktheni qytetarëve të Shqipërisë.”, tha Balliu.
Deputeti i LSI-së Endrit Braimllari nga ana tjetër, tha se protesta e 16 shkurtit e ka futur Edi Ramën në bunker.
“Protesta e 16 shkurtit e ka futur Edi Ramën në bunker, ose thënë më troç e ka futur Edi Ramën në vrimën e miut. Protesta e 16 shkurtitiIshte vetëm fillimi i procesit të largimit të Edi Ramës. Vërtetoi se i gjithë populli është kundër një kryeministri që ka varfëruar vendin, po vjedh hapur shqiptarët, ka futur kriminelë në parlament, që kërkon të mbajë peng Shqipërinë në ca vende me banda e në ca vende duke e blerë.
Është detyra jonë qytetare që të protestojmë cdo ditë deri në largimin e Ramës. Ai është një monstër që u pi gjakun cdo shqiptari.”, deklaroi Braimllari./Hashtag.al