Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur prej një ore e 20 minuta, Kryesinë e kësaj force politike.
Mësohet se kryesia e PD-së është mbledhur për të diskutuar për dorëzimin e mandateve nga deputetët demokratë dhe për t’i komunikuar kryesisë vendimin e ditën së djeshme, vendim që sipas Bashës është unanim nga grupi parlamentar.
Po ashtu është diskutuar mbi modalitetet dhe mënyrat se si do dorëzohen mandatet e deputetëve opozitarë.
Fillimisht do të bëhet një kërkesë personale nga secili deputet dhe grupi i caktuar për dorëzimin e mandateve do t’i marrë këto të gjitha në grup për t’ja çuar më pas Kuvendit.
Vendimi për dorëzimin e mandateve është parë si e vetmja zgjidhje nga opozita, për të shtyrë qeverinë drejt largimit, shpalljes së një qeverie tranzitore dhe garantimin e zgjedhjeve të parakohshme, të lira dhe të ndershme.