Vendosni fjalën kyçe....

Debat me tone të ashpra, Salianji përplaset me Ngjelën për protestën e së shtunës


Debati në studion e emisionit “Dritare me Rudinën” ka shkuar në një përplasje mes deputetit të PD-së, Ervin Salianjit dhe avokatit Spartak Ngjela.

Duke folur për protestën, të dy të pranishmit ngritën tonet mes tyre, teksa Salianji iu drejtua Ngjelës me fjalët “Mos ma trash zërin. Ki kujdes kur të më drejtohesh!”.
Avokat Ngjela theksoi se ndërkombëtarët politikanëve shqiptarë nga të dy krahët iu kanë gjetur 5 miliardë euro në off-shore dhe këto tashmë janë faktuar.

Debati:

Salianji: Aty kanë arrestuar njerëz që po vdesin për bukë. Ne nuk po kërkojmë të vijmë në pushte, por po kërkojmë qeveri traznitore.

Ngjela: Po bërë dëm civil e paguan. Ajo nuk është ndërtesë e Edi Ramës.

Salianji: Mos ma trash zërin. Ki kujdes kur të më drejtohesh!

Ngjela: Mbarove?

Salianji: Mos fol kështu sikur ata të jenë dele e dhi.

Ngjela: Nëse nuk ka burg ka bashkëpunim. Shteti është nocion serioz. institucionet janë nocione ligjore/ Deputetët i kanë bërë shtëpitë me korrupsion. 5 miliardë euro iu kanë gjetur politikanëve shqiptar në Off-shore nga të dyja krahët. Do ti dorëzojnë me proces ligjor. Pse duan ta destabilizojnë, sepse duan të shpëtojnë gjënë e vjedhur. Maxhoranca është më e disiplinuar nga ndërkombëtare, arsyeja mund të jetë politikë. Politika është pragmatike, politika e mbetur ul dëmin, por do ta paguaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *