Pasditen e sotme kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka realizuar një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Duncan Norman.
Ky takim vjen vetëm një ditë pas vendimit të opozitës së bashkuar për të djegur mandatet e deputetëve, me qëllim për të shtyrë qeverinë drejt largimit.
Takimi është zhvilluar në selinë blu dhe asnjë nga palët nuk ka dalë në deklaratë për mediat për të zbuluar detajet e diskutimit të tyre. Megjithatë besohet se djegia e mandateve ka qenë arsyeja kryesore e këtij takimi.
Kujtojmë se ditën e protestës së opozitës, me 16 shkurt, ambasadori britanik i bëri thirrje opozitës për një protestë paqësore.
Të enjten pritet të zhvillohet një tjetër protestë, këtë radhë para Parlamentit.