Vendosni fjalën kyçe....

Harrojnë ngrohësen ndezur natën, asfiksohen prindërit dhe vajza në Elbasan


Tre pjesëtarë të një familjeje janë paraqitur në gjendje të rëndë mbrëmë në spitalin e Elbasanit.

Kjo ka ndodhur në mesnatë, ku çifti Xhevit Shoshi 61 vjeç dhe Evgjeni Shoshi 53 vjeçe si dhe e bija e tyre 33- vjeçe, Eriselda Shoshi, kanë mbërritur në gjëndje të rëndë si pasojë e asfiksimit.

Tre personat banojnë në lagjen 28 Nëntori në Qytetin e Elbasanit dhe ishin asfiksuar si pasojë e çlirimit të gazrave të qymyrit që përdornin për ngrohje.

Pas marrjes së ndihmës mjekësore, fatmirësisht prindërit dhe vajza ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ky është rasti i tretë në pak muaj që në spitalin e Elbasanit paraqiten raste të rënda të asfiksimit të qytetarëve si pasojë e harresës së mangallit me qymyr ndezur në dhomën e gjumit gjatë natës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *