Vendosni fjalën kyçe....

I zunë “pritë” Edi Ramës, shoqërohen në polici 11 qytetarë të Lezhës, mes tyre nënkryetarja e bashkisë


I zunë “pritë” eskortës së kryeministrit Edi Rama, shoqërohen në polici 11 qytetarë të Lezhës.

Mes tyre është edhe nënkryetarja e bashkisë së Lezhës, Alfrida Marku.

Kryeministri Edi Rama ka devijuar rrugën, pasi qytetarët lezhjanë i bllokuan autostradën ku do kalonte ai për të shkuar sot në Pukë.

Dhjetëra qytetarë në Lezhë kanë dalë me mëngjes në rrugë, duke nisur një protestë të papritur dhe të palajmëruar më parë. Mësohet se Rama ka kaluar Lezhën rreth orës 10:00, për të shkuar në Vaun e Dejës, e më pas në Pukë.

Duke qenë se qytetarët kishin bllokuar rrugën Lezhë-Shkodër, Rama është detyruar të hyjë në rrugën e Ishull Lezhë për të dalë më pas në rrugën kryesore Lezhë-Shkodër për të shmangur përplasjen. Video shfaq eskortën e Ramës që përshkruan këtë itinerar.

Kjo protestë vjen vetëm një ditë pas shpalljes së vendimit të opozitës së bashkuar për djegien e mandateve. Qytetarët të mbështetur edhe nga opozita kundërshtojnë qeverinë Rama.

Sakaq të enjten është paralajmëruar një tjetër protestë e opozitës, këtë radhë para parlamentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *