Efektivët e burgut të Fierit, kanë kapur 20 telefona celularë të markave të fundit, të cilat u tentuan të futeshin brenda ambienteve ku qëndrojnë të dënuarit.
Sipas informacioneve, bëhet me dije se, celularët ishin fshehur brenda shtyllave të portave të mini-futbollit.
Në lidhje me këtë ngjarje Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka njoftuar nisjen e hetimeve.