Vendosni fjalën kyçe....

Lefter Koka: Nëse erdhi dita që Saliu të tërheqë zvarrë LSI-në, mua nuk më tërheq dot!


Lefter Koka shpjegon sot arsyet se pse nuk do të heqë dorë nga mandati i tij i deputetit, edhe pse partia ku bën pjesë e ka marrë vendimin politik për t’i djegur mandatet.

Sipas Kokës, ish-kryeministri Sali Berisha nuk mund ta “tërheqë zvarrë” LSI-në, siç tërheq, sipas tij, Lulzim Bashën.

“Aventurë e turpshme”, është cilësuar nga Koka djegia e mandateve.

“Ky nuk është një vendim thjeshte i Lëvizjes Socialiste për Integrim por i Saliut, i cili në shekullin e 21 bën thirrje për plumba ballit. Dhe nese erdhi dita që ai të tërheqë zvarrë LSI , a thua se LSI është Luli, nuk mund të më tërheqë zvarrë mua drejt aventurave qe une i gjykoj të turpshme për shoqërinë shqiptare dhe demokracinë.”, thekson ai.

“Opozita dje mori vendimin për të djegur mandatet e deputetit.

Vendimi im i palëkundur është se unë nuk do të djeg mandatin e deputetit, që mijëra durrsakë më kanë besuar. I zgjedhur prej vullnetit të bashkëqytetarëve të mi, për të ushtruar pushtetin legjislativ dhe të jem përfaqësuesi i tyre. Parimet e mia në 2 dekada te jetës sime politike janë udhëhequr vetëm nga interesi i qytetarëve. Janë ata që me kanë treguar gjithmonë cila është e drejta dhe e vërteta, janë ata bashkëudhëtarët dhe udhërrëfyesit e mi.”, shpjegohet Koka.

“Mandati im është besimi i mijëra qytetarëve. Është mandati i qytetarisë, kulturës dhe fisnikërisë durrsake , që as në ditët më të vështira të këtij qyteti nuk theu kurrë një xham. Qytetarët durrsakë kanë treguar në çdo kohë, se ata janë shembulli më i mirë i shoqërisë shqiptare. Mandati im nuk mund të përdoret asesi për t’i vënë flakën institucioneve shtetërore apo parlamentit shqiptar.

Thellësisht mirënjohës për të përfaqësuar sa më denjësisht zërin tuaj!”, përfundon Koka.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *