Vendosni fjalën kyçe....

Lezhjanët i zunë “pritë”, Rama devijon rrugën (VIDEO)


Kryeministri Edi Rama ka devijuar rrugën, pasi qytetarët lezhjanë i bllokuan autostradën ku do kalonte ai për të shkuar sot në Pukë.

Dhjetëra qytetarë në Lezhë kanë dalë me mëngjes në rrugë, duke nisur një protestë të papritur dhe të palajmëruar më parë. Mësohet se Rama ka kaluar Lezhën rreth orës 10:00, për të shkuar në Vaun e Dejës, e më pas në Pukë.

Duke qenë se qytetarët kishin bllokuar rrugën Lezhë-Shkodër, Rama është detyruar të hyjë në rrugën e Ishull Lezhë për të dalë më pas në rrugën kryesore Lezhë-Shkodër për të shmangur përplasjen. 

Në vendin ku po zhvillohet protesta janë shtuar forcat e policisë, mes të cilëve edhe Drejtori i policisë së Qarkut Ferdinand Mara.

Kjo protestë vjen vetëm një ditë pas shpalljes së vendimit të opozitës së bashkuar për djegien e mandateve. Qytetarët të mbështetur edhe nga opozita kundërshtojnë qeverinë Rama.

Sakaq të enjten është paralajmëruar një tjetër protestë e opozitës, këtë radhë para parlamentit.

Eskorta e Ramës

PROTESTA

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *