Vendosni fjalën kyçe....

Lezhjanët në protestë, i zënë rrugën Ramës (VIDEO)


Dhjetëra qytetarë në Lezhë kanë dalë në rrugë, duke nisur një protestë të papritur dhe të palajmëruar më parë. Mësohet se protestuesit kanë bllokuar autostradën, ku pritet të kalojë sot kryeministri Edi Rama për të shkuar në Pukë.

Nuk dihet nëse Rama ka kaluar përmes një rruge tjetër, apo akoma nuk është nisur për takimin e paralajmëruar në Pukë. Në vendin ku po zhvillohet protesta janë shtuar forcat e policisë, mes të cilëve edhe Drejtori i policisë së Qarkut Ferdinand Mara.

Kjo protestë vjen vetëm një ditë pas shpalljes së vendimit të opozitës së bashkuar për djegien e mandateve. Qytetarët të mbështetur edhe nga opozita kundërshtojnë qeverinë Rama.

Sakaq të enjten është paralajmëruar një tjetër protestë e opozitës, këtë radhë para parlamentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *