Vendosni fjalën kyçe....

Mbeten në burg 14 të arrestuarit për protestën


Mbeten në burg 14 të arrestuarit për protestën e opozitës para Kryeministrisë, ndërkohë që vetëm njëri prej tyre ka marrë masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.

Gjykata ka vendosur që në arrest shtëpie të jenë 4 prej tyre.

Policia e Shtetit i arrestoi qytetarët pas protestës së të shtunës dhe mes tyre qe edhe një 76-vjeçar. I arrestuar është edhe Florenc Hoxha, shefi i sigurimit personal të Lulzim Bashës.

Operacioni, sipas policisë ka ardhur pas analizimit të pamjeve filmike, raport shërbimeve dhe provave të tjera për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *