Vendosni fjalën kyçe....

Meghan Markle largohet nga Londra, organizon “baby shower”-in me miqtë e vjetër në New York

Dukesha e Sussex Meghan Markle, do lërë Londrën për New York-un për të festuar “Baby Shower”-in, një festë tipike amerikane që organizohet para se foshnjet të vijnë në jetë.

Meghan ka bërë një udhëtim të veçantë në Big Apple për të parë miqtë e saj të ngushtë, duke përfshirë stilistin Jessica Mulroney.

Një udhëtim ky që vjen pikërisht në kulmin e akuzave se Markle i ka tradhëtuar miqtë e vjetër pas martesës me princin Harry, madje edhe familjarët e saj. Mbase kjo është një përpjekje për të shuar thashethemet për të.

Lista e të ftuarve për “Baby Shower”-in ende nuk dihet, por pritet që të marrin pjesë vetëm miqtë e afërt të Markle. Sipas “HelloMagazine”, mbase do jenë Benita Litt, Lindsay Roth, Abigail Spencer and Sarah Rafferty.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *