Ndërron jetë në moshën 85-vjeçare stilisti i famshën gjerman Karl Lagerfeld.
Mediet botërore raportojnë se Lagerfeld ka ndërruar jetë në Francë, pas një periudhe disa javore me probleme të rënda shëndetësore.
“Elle” shkruan se spekulimet për shëndetin e tij ishin në rritje kohët e fundit. Stilisti i njohur u shfaq në janar, në sfilatat e “Chanel” në Paris.
Gjatë kësaj shfaqjeje të tij, Lagerfeld ndjeu dobësi, duke mos u takuar më me të pranishmit, në sfilatën e mesditës, siç kishte premtuar.
Në një karrierë prej shtatë dekadash, Lagerfeld krijoi koleksione për shtëpitë e famshme të modës “Chanel” dhe “Fendi”. Ai ishte drejtor kreativ i “Chanel” që prej vitit 1983.
Ai ishte i mirënjohur për veshjen e tij tipike: kostumin e zi me flokët e bardhë kapur bisht dhe dorezat pa gishta e syzet e errëta.
Lagerfeld u frymëzua për t’i hyrë modës kur shoqëroi nënën e tij në një sfilatë të “Dior” në vitin 1933, ndërsa vizatonte skica për veshjet.