Një grup njerëzish janë zënë poshtë nga një ortek në një vendpushim të skive në alpet zvicerane. Sipas policisë në Valais, orteku është raportuar në Crans-Montana rreth orës 14:15 duke zënë poshtë disa njerëz, shkruan “RT”.
Sipas mediave lokale, 10 deri në 12 persona janë bllokuar në bora. Një kërkim ka nisur nga ekipi i shpëtimit për njerëzit e zënë poshtë nga bora dhe kryetari i bashkisë së Crans-Montana, Nicolas Feraud tha para mediave: “Ne jemi të tronditur dhe shpresojmë për një rezultat pozitiv për këta njerëz”.
Moti më i ngrohtë gjatë javës së kaluar solli që bora të niste të shkrihej në rajon. Videot dhe fotot e realizuara në vendngjarje tregojnë skiatorët që mezi qëndrojnë në këmbë nga pafuqia, duke vështruar pasojat e ortekëve.
Avalanche à Crans Montana sur la piste de Plaine Morte. Il y aurait des skieurs ensevelis pic.twitter.com/YgsCqXQMrt
— Laure Lugon Zugravu (@LaureLugon) February 19, 2019