Vendosni fjalën kyçe....

Pas investigimit të “Boldnews” për Spiropalin, reagon PD-ja: Të nisin menjëherë hetimet


Partia Demokratike ka reaguar lidhur me aferën korruptive të denoncuar nga “Boldnews” të bashkëshortit të ministres Spiropali, i cili akuzohet se i ka dhënë nëpërmjet tenderave rreth 350 milionë lekë vëllait të Elisa Spiropalit.

Në një deklaratë për mediat, deputetja Tabaku, ka deklaruar se pas publikimit të kësaj afere, duhet të nisë hetimi pasuror ndaj ministres dhe familjarëve të saj.

“Duke ndjekur paranë është zbukuar një skemë e pastër korrupsioni, konflikti interesi dhe fshehje pasurie ku përfshihet drejpërdrejt Elisa Spiropali, bashkëshorti i saj, Salarion Tota, ish-drejtori i ujësjellësit të Fierit, vëllai i saj, Elkion Spiropali dhe kushëriri i bashkëshortit të saj, Marius Memushaj.

Duke ndjekur paratë e kompanisë “Solomon”, portali “Boldneës” ka zbuluar skemën e përfitimit nga familja e Elisa Spiropalit të të paktën 550 milion lekëve para publike shumica e të cilave janë dhënë nëpërmjet tenderave që bashkëshorti i saj ka dhënë te kompania e vëllait të saj. kjo aferë është simbol i asaj sesi qeveria vjedh paratë e shqiptarëve në çdo mënyrë.

Këto janë afera të pastra korruptive që meritojnë ndjekje penale dhe përballje me drejtësinë. Më e pakta që duhet të ndodhë sot, është angazhimi i menjëhershëm i Inspektoriatit të Pasurisë për të hapur një hetim pasuror.” – tha ndër të tjera Tabaku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *