Vendosni fjalën kyçe....

Shtetet e drejtuara nga demokratët padisin Trump-in për murin


Pas vendimit të Trump për të shpallur gjendjen emergjente në mënyrë që të ndërtojë murin me Meksikën, një koalicion prej 16 shtetesh amerikane me Kaliforninë në krye e kanë paditur presidentin amerikan.

Padia u paraqit në gjykatë nga Qarku i Veriut të Kalifornisë dhe është firmosur nga 16 shtete të drejtuara nga demokratët.

Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë Xavier Becerra tha se po e çonin Presidentin Trump në gjykatë “për të bllokuar keqpërdorimin e pushtetit presidencial”.

“Ne jemi duke e paditur Presidentin Trump për ta ndaluar atë nga plaçkitja në mënyrë të njëanshme e fondeve të tatimpaguesve të nxjerra ligjërisht nga Kongresi, për njerëzit e shteteve tona. Për shumicën, Presidenca nuk është vend për të bërë teatër.”, tha Becerra.

“BBC” shkruan se padia e paraqitur të hënën kërkon një urdhër të përkohshëm që do të ndalonte Trump-in të veprojë sikurse ka deklaruar për shpalljen e gjendjes emergjente.

Pasi Kongresi refuzoi fondet për murin, Trump deklaroi se do të shpallte gjendjen emergjente. Kjo mund t’i lejojë Trump-it që të marrë fonde për ndërtimin e murit.

Shtetet që kanë firmosur padinë: California, Colorado, Connecticut, Delaware, Hawaii, Illinois, Maine, Maryland, Minnesota, Nevada, New Jersey, New Mexico, New Jork, Oregon, Virginia dhe Michigan.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *