Vendosni fjalën kyçe....

U zhduk pa lënë gjurmë para dy javësh, gjendet i vdekur brenda makinës


Një person që ishte zhdukur pa lënë gjurmë është gjetur i vdekur në Mbreshtan të Përmetit.

Sokol Rama, babai i dy fëmijëve dyshohet se është ekzekutuar ndërsa është gjetur i vdekur brenda makinës së tij.

Ai u zhduk pa lënë gjurmë në datën 6 shkurt ndërsa familjarët e kanë denoncuar humbjen e djalit të tyre në datën 8 shkurt në komisariatin e policisë Tepelenë.

Ai është person me precedentë penalë, i akuzuar për vjedhje, ndërsa dyshimet janë se zhdukja e tij dhe shokut të tij nga Përmeti, i deklaruar i zhdukur dy ditë pas denoncimit të familjarëve të Ramës, ka lidhje me transportin e lëndëve narkotike, pasi Rama është identifikuar nga Policia lokale si transportues droge.

33-vjeçari kishte humbur kontaktet me familjen e tij në Tepelenë, ndërsa hera e fundit që kishte kontaktuar me ta ka qenë nga Përmeti nëpërmjet telefonit.

Bashkë me të u zhduk tre ditë më pas, shoku i tij Roland Milo nga Përmeti, por për të ende nuk ka informacione.

I riu nga Përmeti, dyshohet se është fshehur pasi dyshohet për disa ngjarje me Sokol Ramën. 33-vjeçari Sokol Rama është person me precedent penal pasi ka qenë i ndaluar më parë për disa vjedhje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *