Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: Integrimi europian ka vetëm një pengesë, Edi Ramën!


Reagon Petrit Vasili, pas deklaratave të Edi Ramës nga Puka se opozita do pengojë integrimin e Shqipërisë në BE.

Sipas Vasilit, integrimi europian ka vetëm një pengesë, vetë Edi Ramën.

“Vetëm një fajtor,vetëm një zgjidhje! Kriza shumë e thellë politike e shoqërore ka vetëm një përgjegjës. Integrimi europian ka vetëm një pengesë. Shqiptarët kanë vetëm një grabitës të votave. Qytetarët kanë vetëm një kusar të madh të parave të tyre. Të rinjtë e Shqipërisë kanë vetëm një armik të së ardhmes së tyre. Drejtësia ka vetëm një rrëmbyes të saj. Paratë e pista kanë vetëm një njeri që hap derën. Kriminelët kanë vetëm një mbeshtetës. Zgjidhja politike ka vetëm një mënyrë. LARGIMIN SA MË PARË TË EDI RAMËS.”, shkruan Vasili.

Opozita ka vendosur të djegë mandatet parlamentare, duke kërkuar qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme.

“…ata që kanë dalë hapur si pengesë për ecurinë e vendit tonë në çeljen e negociatave…

Edhe në opozitë ata janë një pengesë e madhe në rrugën tonë të zhvillimit dhe integrimit. Pa asnjë program, pa asnjë ide, pa asnjë lidership. Bam e bum, bam e bum, ku rafsha mos u vrafsha dhe punë e madhe se po bien dhe po vriten shpresat e njerëzve të zakonshëm nga sjellje dhe akte të papranueshme.”, tha sot Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *