Vatikani ka pranuar se ka një rregullore sekrete, që i bën thirrje klerit që të lërë shërbimin për Kishën Katolike “vullnetarisht”, në rast se bëhen me fëmijë duke shkelur betimin për të mbetur beqarë.
Zëdhënësi i Vatikanit Alessandro Gisotti, pranoi për New York Times ekzistencën e udhëzimeve të brendshme të mbajtura deri më tani të fshehta.
“Dokumenti përqëndrohet në parimin themelor të mbrojtjes së fëmijës duke kërkuar leje nga priftërimi dhe babai të marrë përsipër përgjegjësitë e tij si prind duke iu kushtuar ekskluzivisht fëmijës”, tha Gissoti.
“Edhe pse protokolli kërkon që klerikët të braktisin thirrjen e tyre, është më tepër një formalitet jo-detyrues”, tha Monsinjor Andrea Ripa, nënsekretari i Kongregatës për Klerin. Ai vuri në dukje se rregulli është pothuajse “i pamundur për t’u imponuar .”