Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj e pushoi pse ishte në protestë, reagon ish-nënkryetarja e bashkisë


Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Kozeta Mesiti, a reaguar lidhur me vendimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, për ta shkarkuar nga detyra.

Mesiti deklaron se askush nuk mund ta ndalojë atë që si qytetare e lirë të dalë të protestojë kundër qeveverisjes në ditën e saj të pushimit

“Jam krenare qe kam perfaqesuar PDIU  si Nenkryetare e Bashkise Tirane, ne keto muaj .. Askush nuk mund te me ndaloje si qytetare e lire, ne dite pushimi, ti bashkohem qindra mijera shqiptareve qe protestuan kunder qeverise, skamjes , zbrasjes se vendit nga rinia dhe gjithcka tjeter qe rendon cdo dite e me shume jeten e qytetareve.

Personalisht, ndjehem e nderuar qe isha pjese e asaj proteste madheshtore si shprehja me e mire e qytetarise per te reaguar dhe mos u nënshtruar”,  shkruan Mesiti.

Kozeta Mesiti u shkarkua nga detyra si nënkryetare e bashkisë së Tiranës mëngjesin e të hënës, pasi kishte dalë të protestonte të shtunën kundër Ramës.

Bashkë me Mesitin, u shkarkua edhe drejtori i Tregjeve Sokol Hysa, po ashtu i pranishëm në protestë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *