As nuk frikësohen, madje të gjithë bashkë edhe nga salla e gjyqit kanë vazhduar t’i thonë një gjë kryeministrit Edi Rama, thjesht “Rama ik!”.
Ky është momenti kur të arrestuarit për protestën e opozitës, të gjithë njëzëri, nën ritëm e me dy gishtat lart vazhdojnë të shprehin revoltën edhe para gjykatësit.
Disa prej tyre vënë buzën në gaz. Duke buzëqeshur janë dhe avokatët e tyre.
A mund të përmbahen protestuesit?! Nuk dihet ende se çfarë u ka kërkuar gjykatësi pas këtij shpërthimi që ka në thelb përveç seriozitetit të kauzave të tyre edhe doza humori.
Sot 14 prej tyre do të mbeten në burg dhe 4 të tjerë do të jenë në arrest shtëpie.