Vendosni fjalën kyçe....

Zidan mund të marrë drejtimin e Çelsit, por ka 2 kushte


Ditët e fundit është folur shumë për shkarkimin e trajnerit të Çelsit, Sarri dhe zëvendësimin e tij nga ish-tekniku i Realit të Madridit, Zidan.

Zërat për këtë sa vijnë e forcohen dhe sipas mediave britanike, italianit mund t’i ndërpritet kontrata në rast se nuk arrin ta kualifikojë ekipin në Ligën e Kampionëve sezonin që vjen, ç’ka do të thotë se Çelsi duhet të zërë një nga 4 vendet e para.

Megjithatë Zidan nuk vjen në Londër pa kushte.

Sipas “The Sun”, ai ka vënë si kusht mbajtjen e belgut Hazard në skuadër si dhe një shumë prej 200 milionë stërlinash për të bërë përforcimet që i sheh të arsyeshme.

Në rast se një nga këto kërkesa nuk plotësohet, atëherë vështirë që ish-mesfushori i famshëm të marrë drejtimin e një ekipi që po shfaq shumë probleme këtë sezon në Premierligë.

Aktualisht Çelsi mban vendin e gjashtë në renditje dhe do t’iu duhet të djersijë deri në fund për të arritur objektivin madhor, një nga katër vendet e para.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *