Vendosni fjalën kyçe....

Abuzimi me të miturën në Kosovë, në pranga edhe avokati i saj


Është arrestuar në Kosovë, avokati i vajzës nga Drenasi, e cila dyshohet se është keqpërdorur seksualisht nga mësuesi, polici që po merrej me rastin në fjalë dhe nga gjinekologu, ku kishte kryer abortin viktima.

Avokati i saj, Gazmend Halilaj, është arrestuar mëngjesin e sotëm në cilësinë e të dyshuarit se edhe ai ka abuzuar me viktimën, klienten e tij, raporton Koha.net.

“Dje raportova skandalin e radhës nga hetuesit e IPK-së, që i dhanë dëshmi  gazetares së KTV-së lidhur me privatësinë e viktimës të rastit në Drenas. Në shenjë hakmarrjeje, sot me arrestuan”, ka shkruar Halilaj në “Facebook”.

Gazeta “Koha Ditore” e intervistoi ditën e djeshme avokatin Halilaj, në lidhje me dyshimet për abuzim seksual me vajzën nga Drenasi.

Policia deri tani ka arrestuar mësuesin, policin dhe gjinekologun me të fundit që është lënë në arrest shtëpie.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *