Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet për dhunë ndaj gruas, policët i gjejnë 50-vjeçarit dhe armën pa leje


Një 50-vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Pas një kontrolli të ushtruar nga policia në banesën e 50-vjeçarit me inicialet D.P, policia ka gjetur një pistoletë dhe 21 fishekë, të cilat i kishte pa leje, duke u rënduar kështu akuzat ndaj tij.

“Ushtron dhunë fizike ndaj bashkëshortes, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë i gjendet dhe një armë zjarri pistoletë e 21 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.3, arrestuan në flagrancë shtetasin: D. P., 50 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe 21 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, të parashikuar nga nenet 130/a dhe 278 të Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *