Vendosni fjalën kyçe....

Atletico Madrid mposht Juventus në Champions


Atletico Madrid ka marrë një fitore në “Wanda Metropolitano” përballë Juventusit në sfidën e Champions League.

Skuadra spanjolle mposhti 2-0 bardhezinjtë që u larguan kokulur nga Madridi.

Në minutën e 78’ ishte Jose Maria Gimenez ai i cili ndëshkoi bardhezinjtë duke përfituar nga një rrëmujë në zonën kundërshtare.

Vetëm 5 minuta më vonë ishte sërish një mbrojtës që shënon për vendasit. Diego Godin dërgoi topin drejt rrjetës për të legjitimuar festën në “Wanda Metropolitano”.

Ndeshja e kthimit mes Juventusit dhe Atleticos do të zhvillohet më 12 mars.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *