Vendosni fjalën kyçe....

Avionët ushtarakë përplasen gjatë paradës ajrore, një i vdekur dhe dy të plagosur (FOTOT)



Dy aeroplanë ushtarakë “Hawk” janë përplasur gjatë një parade në Indi. Aksidenti ndodhi rreth orës 11.50 të mëngjesit të djeshëm mbi bazën ajrore Yelahanka në jug të Indisë.

“The Independent” shkruan se dy avionët e Forcave Ajrore indiane u rrëzuan gjatë një seance provë për një shfaqje ajrore të ardhshme dhe si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën një pilot dhe dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Incidenti dramatik ndodhi pasi hunda e njërit aeroplan, preku bishtin e tjetrit, ndërsa ata lëviznin në të njëjtin drejtim kokëposhtë.

Ngjarja u konfirmua nga ministria e Mbrojtjes e cila njoftoi se dy avionët u rrëzuan pranë bazës ajrore në Yelahanka.

Drejtori i Përgjithshëm i policisë tha se palët po shëroheshin në spital.

Ky është aksidenti i dytë vdekjeprurës që përfshin avionë të Forcave Ajrore Indiane këtë muaj. Më 1 shkurt, një tjetër avion u rrëzua në qytetin jugor të Bengalurus, duke vrarë dy pilotë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *